Ky është personi që Mozzik i thotë “Të dua” në këngën e re
Gramoz Aliu, i njohur në publik si Mozzik ka publikuar këngën e re të titulluar “Të dua”. Projektin muzikor artisti ia ka dedikuar vajzës së tij, Hanës, shkruan lajmi.net. Këtë e ka konfirmuar me anë të tekstit të këngës dhe përmes një postimi në Instagram ku tha se kjo është hera e fundit që ai…

ShowBiz
Gramoz Aliu, i njohur në publik si Mozzik ka publikuar këngën e re të titulluar “Të dua”.
Projektin muzikor artisti ia ka dedikuar vajzës së tij, Hanës, shkruan lajmi.net.
Këtë e ka konfirmuar me anë të tekstit të këngës dhe përmes një postimi në Instagram ku tha se kjo është hera e fundit që ai flet për vajzën dhe jetën e tij private.
“Të dua më së shumti në botë. Babi yt Gramoz Aliu! Dhe kjo është kënga ime e fundit kur flas për privatësinë time dhe për vajzën time. Nuk do e përfshijë vajzën time asnjëherë më në testet e mia”, shkroi reperi në postimin e publikuar në Instagram.
View this post on Instagram
Theksojmë se ky projekt muzikor është kompletuar edhe në aspektin vizual, për të cilin është përkujdesur produksioni Fati.tv. /Lajmi.net/
