Ky është personi që dyshohet se vrau vëllain, u kap nga Policia dhe po ruhet në QKUK

Një rast tragjik dhe i rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku sipas raportimeve të mediave vëllai ka ther me thikë për vdekje vëllain e tij. Siç raporton gazeta Sinjali, i dyshuari për vrasjen e vëllait është Gent Miftari, i cili tashmë ndodhet në QKUK, ku po ruhet nga Policia. Genti po dyshohet se ia…

Lajme

27/10/2024 22:14

Një rast tragjik dhe i rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku sipas raportimeve të mediave vëllai ka ther me thikë për vdekje vëllain e tij.

Siç raporton gazeta Sinjali, i dyshuari për vrasjen e vëllait është Gent Miftari, i cili tashmë ndodhet në QKUK, ku po ruhet nga Policia.

Genti po dyshohet se ia mori jetën vëllait të tij, Auronit – duke e therur disa herë me thikë, në afërsi të kompleksit banesor ku ata jetonin.

I dyshuari është nën kontroll të njësive policore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe nga aty pritet që të shoqërohet për intervistim.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Policia po ndërmerr veprimet hetimore që çojnë në zbardhjen e rastit.