Ky është personi i dyshuar pas operacionit policor në rrugën “Muharrem Fejza”

Njësitë e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë arrestuar sonte një person në rrugën “Muharrem Fejza”. Lajmi.net mëson se i arrestuari është Talat Bajramin, 28 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës, i dënuar më parë me 2 vite e 2 muaj burgim për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”. Talat Bajrami…

Lajme

30/10/2025 22:59

Njësitë e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë arrestuar sonte një person në rrugën “Muharrem Fejza”.

Lajmi.net mëson se i arrestuari është Talat Bajramin, 28 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës, i dënuar më parë me 2 vite e 2 muaj burgim për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Talat Bajrami ishte gjithashtu në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjatë operacionit, policia i ka gjetur edhe një sasi të dyshuar të substancave narkotike. Pas arrestimit, Bajrami është dërguar për vuajtje të dënimit.

Policia e Prishtinës ka theksuar se operacionet e tilla janë pjesë e masave të vazhdueshme për të kapur personat e dyshuar dhe të dënuar, duke siguruar rendin dhe sigurinë publike në kryeqytet.

Raporti i plotë i policisë mbi rastin: 

Arrestohet një person i dënuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve

Prishtinë, 30 Tetor 2025 – Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Në kontekstin e kësaj, sonte nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të kërkuar: ·T.B, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 2 vite e 2 muaj burgim për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”, si dhe në kërkim si i dyshuar për “Dhunë në familje” Po ashtu, gjatë operacionit të dyshuarit i është gjetur edhe një sasi e dyshuar e substancave narkotike. I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit./lajmi.net/