Ky është ndryshimi i rradhës në Instagram

Instagram njoftoi sot se do të prezantoj një algoritëm të ri sa i përket postimeve në muajt e ardhshëm, duke u ndarë kështu me “News Feed” aktual kronologjik. Kjo lëvizje ngjason shumë me atë të Facebook, e cila po përdor një algoritëm të tillë për vite me rradhë.

Auto & Tek

17/03/2016 05:11

Kompania e shpërndarjes së fotove thotë se “News feed” i ri do të shfaqë momente të cilat Instagram beson se përdoruesit janë të interesuar më shumë.

Algoritmi do të bazohet në marrëdhënien e një përdoruesi me personin që poston. Për shembull, Instagram thotë se nëse një muzikant i prefruar i juaji poston një video nga koncerti i natës së mëparshme, ose shoku juaj i ngushtë publikon një foto, algoritmi i ri do të sigurohet që përdoruesi nuk do t’a humbasë atë, transmeton lajmi.net

Instagram thekson se, nga ky proces, të vetmen gjë që dëshiron kompania është të optimizojë rënditjen e postimeve. Të gjitha postimet në “News Feed” e një personi do të jenë ende aty, por në një rënditje tjetër.

Ndërkohë që nuk është e qartë saktësisht se kur pritet të vij ky ndryshim, kompania thotë se do ju duhet pak kohë për t’a bërë këtë gjë siç duhet./lajmi.net