Ky është modeli më i fundit i Chevrolet (Foto)

Pasi që gjenerata e pestë e veturave të Chevrolet Camaro po afrohet, kompania është duke u siguruar që gjeneratën e katërt ta përmbyllë me një model të veturës për gara.

Auto & Tek

05/11/2014 16:58

Me premierën zyrtare në shfaqjen SEMA 2014, gjenerata e katërt dhe e fundit e edicionit në njësi të kufizuar është një veturë garuese.

Dhe njëjtë si paraardhësit e tij, vetëm 69 njësi të këtij lloji do të ndërtohen, transmeton Lajmi.net.

Vetura e shfaqur në fotografi këtë javë përmban një dizajn të jashtëm të bardhë Abalone, me disa përpunime të hirit dhe portokallit bashkëngjitur me disa punime grafike COPO.

Fuqia e veturës vjen nga motori LX V8 2.9-litërsh i cili prodhon 350 kuaj-fuqi. Detaje më të hollësishme nuk janë dhënë nga General Motors.