Ky është medikamenti që po ua merr më së shumti jetën njerëzve

Varësia ndaj ilaçeve është një ndër varësitë më serioze kohëve të fundit.

Lifestyle

24/04/2019 21:01

Përveç alkoolit, drogave dhe bixhozit, edhe ilaçet kanë një aftësi për t’u bërë pjesë e përditshmërisë tuaj, transmeton lajmi.net.

Një nga keqpërdorimet më të mëdha me të cilat bëhet prej sojit të medikamenteve është Tramadoli, një vrasës i njohur dhimbjesh.

Tramadoli apo Ultram-i, është një ilaç mjekësor që ofron efekte të ngjashme të morfinës. Si rezultat, medikamenti në fjalë thuhet se bën tepër të varur përdoruesit e saj.

Tramadol-i, së bashku me barna të ngjashme si Fentanyl-i, përdoret si opioid për pacientët me probleme emocionale. Studimet që analizojnë varësinë e saj thonë se konsumi i Tramadol ka dalë jashtë kontrollit, me gjithnjë e më shumë njerëz që e përdorin atë çdo ditë.

Përdorimi i Tramadolit mund të rezultojë në shumë efekte anësore, duke përfshirë këtu: problemet e fryrjes, migrenën dhe përzierjen, gjakun në rinë, djersitjet e ftohta, hipertensionin, dhimbjen në gjymtyrë dhe problemet me mbamendje. /Lajmi.net/