Ky është lloji i çajit që ua parandalon ngritjen e nivelit të sheqerit në gjak

Diabeti i tipit 2 mund të shkaktojë komplikacione serioze nëse nuk trajtohen.

Lifestyle

11/04/2019 10:14

Megjithatë, një lloj i çajit është zbuluar të tregojë në parandalimin e rritjes së nivelit të sheqerit në gjak, transmeton lajmi.net.

Eksperti i diabetit vë në dukje se një hulumtim ka treguar se çaji mund të përmirësojë ndjeshmërinë e insulinës dhe të ulë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 në radhë të parë.

Kjo, për shkak se disa lloje të çajit përmbajnë mikro-ushqyes quajtur poli-fenole, të cilat mund të rrisin aktivitetin e insulinës.

Lloji më i mirë i çajit që ndihmon në përmirësimin e aktivitetit të insulinës është çaji pa qumësht, si çaji i zi dhe ai jeshil.

Sipas ekspertit të diabetit, një studim i vitit 2009 tregoi se pirja e tri gotave çaj në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 në 40 përqind. /Lajmi.net/