Ky është linku për blerjen e biletave Angli – Kosovë

Sot në orën 12:00 sipas kohës lokale në Londër, fillon shitja online e biletave për ndeshjen Angli – Kosovë.

Sport

19/06/2019 12:44

Ndeshja Angli – Kosova, do të zhvillohet më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium“ në Southampton, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Çmimi i një bilete është 35 funte dhe një person ka të drejtë t’i blejë deri në pesë bileta.

Në stadium nuk lejohet asnjë fëmijë nën moshën 2 vjeçare dhe çdo fëmijë tjetër që dëshiron të jetë në stadium duhet të pajiset me biletë.

Biletat mund të blihen online në linkun e mëposhtëm, të cilën e ka vënë në dispozicion Federata Angleze e Futbollit.  /Lajmi.net/

Biletat mund t’i blini duke klikuar KËTU