Ky është kundërshtari i parë i Kosovës në kualifikime

Finlanda do të jetë kundërshtarja e parë e Kosovës në kampanjën kualifikuese për “Rusia 2018”.

Sport

09/06/2016 21:03

Kosova, ndeshjen e parë historike në kualifikimet për Kampionatin Evropian, do ta luajë më 5 shtator.

Një gjë të tillë e kishte konfirmuar përzgjedhësi Albert Bunjaku, i cili kishte thënë që nëse Kosova renditet në Grupin I, në sfidën hapëse ballafaqohet me Finlandën, përcjellë “Lajmi.net”.

Në të njëjtën ditë luhen edhe dy ndeshjet tjera të grupit, Kroaci – Turqi dhe Ukrainë – Islandë.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.