Ky është inspektori i Komunës së Prishtinës që u arrestua duke marrë ryshfet

U arrestua deri sa po i kërkonte ryshfet 12 mijë euro një biznesmeni.

Lajme

30/09/2020 11:12

Inspektori i nderimit Gafurr Rexha u prangos nga Policia teksa i kishte futur 12 mijë eurot në çantë të cilat ia kishte marrë pronarit të kopanisë së ndërrimit “Berisha Group”, Naim Berishës.

E ky i fundit kishte denoncuar rastin në polici raporton gazeta Objektiv.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës me anë të një komuniakte për media.

Ai dyshohet për përfshirje në veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘marrja e ryshfetit’.

Ndërkohë i dyshuari pas intervistimit nga Prokurori në praninë e avokatit mbrojtës është dërguar në mbajtje për 48 orë.