Ky është i riu që vdiq sot në aksidentin në Kijevë të Malishevës

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka publikuar foton e të riut që ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Kijevë të Malishevës.

Lajme

04/03/2021 22:20

Elezaj përmes një shkrimi në Facebook ka treguar që i riu që vdiq sot është Bledar Mustafa.

“Sot një ditë e trishtë për Klinën. Tronditës e shumë i dhimbshëm lajmi për vdekjen e të riut nga Klina, Bledar Mustafajt, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në komunikacion, të ndodhur sot në fshatin Kijevë të Malishevës. Familjes Mustafa, miqve e shokëve të Bledarit ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Elezaj.

Kujtojmë se në këtë aksident ku ishin të përfshira 5 vetura, mbetën të lënduar edhe nëntë persona të tjerë. /Lajmi.net/ 

Sot një ditë e trishtë për Klinën
Tronditës e shumë i dhimbshëm lajmi për vdekjen e të riut nga Klina, Bledar…

Posted by Prof. Dr. Zenun Elezaj on Thursday, March 4, 2021