Ky është filmi më i ri nga Nicholas Sparks (Video)
Për vitin e pesëmbëdhjetë me radhë do të kemi edhe një film të dalë nga librat romancë të autorit Nicholas Sparks.

ShowBiz
Pas filmave hite si ‘A walk to remember’ dhe ‘The notebook’, ilmi i radhës është ‘The Choice’, i cili prezantohet me trailerin e parë, transmeton lajmi.net.
Siç tregon edhe traileri, nga filmi pritet një histori dashurie që fillimisht duket e gabuar, shumë dramë, një aksident ku një prej personazheve përfundon në spital dhe gjërat e tilla të cilat, sidomos së fundmi, mund t’i gjejmë thuajse gjithmonë në librat dhe filmat e autorit.
Filmi do të fillojë të shfaqet më 5 shkurt të vitit 2016./Lajmi.net
