Ky është çmimi astronomik që i është vendosur ‘Bugatti Chiron Centuria’

Bugatti La Voiture Noire, të cilit iu vu çmimi 18 milionë dollarë, ia hapi rrugën e etiketimit të një çmimi me vlerë astronomike modelit të ri të kompanisë prodhuese të makinave.

Auto & Tek

12/06/2019 20:23

Sidoqoftë, çmimi i cili i është vënë modelit ‘Chiron’ nga kompania franceze prek vlerat e 6.35 milionë dollarësh, çmim ky që po cilësohet si i lartë nga kritikët.

Këtij trendi i ka hyrë edhe Mansory, që për një kohë po modifikon vetura, të cilat pretendon t’i shesë shtrenjtë.

Pavarësisht çmimit, ndryshimet e mëdha që iu kanë bërë veturës janë mjaft të pëlqyeshme.

Ende nuk është bërë asgjë e ditur në lidhje me specifikat e veturës. /Lajmi.net/