Ky është burri që u godit për vdekje nga një veturë në Bresje, sot i jepet lamtumira e fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar shoferi që dyshohet se ka goditur këmbësorin, ku si pasojë e plagëve ka vdekur në vendngjarje në Bresje të Fushë Kosovës. Lajmi është bërë i ditur përmes raportit ditor të së hënës, ku policia shton se i dërguari është dërguar në mbajtje, teksa trupi i…

Lajme

31/03/2025 11:11

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar shoferi që dyshohet se ka goditur këmbësorin, ku si pasojë e plagëve ka vdekur në vendngjarje në Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit ditor të së hënës, ku policia shton se i dërguari është dërguar në mbajtje, teksa trupi i viktimës do t’i nënshtrohet obduksionit.

Sipas raporton Sinjali personi që humbi jetën është S.M, rreth 63-vjeçar ndërkohë bëhet me dije se personi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është E.B, 28-vjeçar.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Bresje, Fushë Kosovë / 30.03.2025 – 20:57. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, ku si pasojë viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK’së.