Ky është baneri i ‘Dardanëve’ që anglezët nuk e lejuan ta fusin në stadium

Përveç ndeshjes fantastike, Kombëtarja e Kosovës mori lëvdata edhe për përkrahjen e tifozëve.

Sport

11/09/2019 16:21

Pavarësisht se ishin mysafir, ‘Dardanët’ u mblodhën në një numër të konsiderueshëm në stadium ‘’St Mary’s’’.

Përveç flamujve e parullave të shumta, tifozët kishin përgatitur një baner të veçantë për ta futur në stadium, i cili nuk u lejua nga sigurimi i ndeshjes për arsye ende të panjohura, përcjell lajmi.net.

“Ne do ta veshim lulëkuqen tuaj me krenari, por kemi ardhur për 3 pikët”, shkruhej në banerin e ‘Dardanëve’ që u ndal në hyrje të stadiumit.

Ndryshe, në rrjetet sociale anglezët kanë vlerësuar lartë kulturën e treguar nga tifozët tanë në Angli. /Lajmi.net/