Ky do të jetë moti për javën e ardhshme

Mot kryesisht i vranët dhe me intervale të vogla me diell do të mbizotëroj gjatë javës së ardhshme. Për këtë kanë njoftuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, shkruan lajmi.net. Ky do të jetë moti javën e ardhshme: E hënë- Mot i vranët dhe me intervale me diell.Nëpër ultësira parashihet mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin…

Lajme

10/11/2024 16:48

Mot kryesisht i vranët dhe me intervale të vogla me diell do të mbizotëroj gjatë javës së ardhshme.

Për këtë kanë njoftuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ky do të jetë moti javën e ardhshme:

E hënë- Mot i vranët dhe me intervale me diell.Nëpër ultësira parashihet mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E martë- Mot i vranët dhe me intervale me diell dhe vende -vende me mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

E merkurë. Mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E enjte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësira më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E premte. Edhe dita e premte parashihet me pak vranësira dhe me intervale me diell dhe vende-vende me mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.