Ky do të jetë moti gjatë javës së ardhshme
Mot i ndryshueshëm do të mbaj gjatë javës në vazhdim. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat maksimale gjatë javës do të lëvizin deri në 23 gradë celsius. Parashikimi i motit për javën e ardhshme: E hënë– Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e…
Lajme
Mot i ndryshueshëm do të mbaj gjatë javës në vazhdim.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat maksimale gjatë javës do të lëvizin deri në 23 gradë celsius.
Parashikimi i motit për javën e ardhshme:
E hënë– Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21gardë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.
E martë– Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-3m/s. E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7/m/s. E enjte– Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare. E premte– Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar. .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.
|