Ky artist pa duar meriton më shumë respekt (FOTO)
Mariusz Kedzierski, artisti polak 23 vjeçar ka lindur pa duar, por ai ka arritur ta përmbush ëndrrën e tij për të vizatuar piktura që duken thuajse të vërteta.
ShowBiz
“Për mua kjo aftësi e kufizuar nuk do të thotë që nuk mund ta jetoj jetën time, një jetë të mahnitshme. E as nuk do të thotë që do t’i harroj ëndrrat e mia”, thotë Kedzierski, transmeton lajmi.net.
Kedzierski e ka fituar çmimin e dytë të ‘Best global Artist’ në Vjenë.
Ai tani punon në rrugët e qyteteve si Berlini, Londra dhe Roma.
Ai dëshiron t’i inspiroj njerëzit dhe të ju tregoj se limitet janë vetëm në kokën tonë. /lajmi.net






