Kuzhinieri tregon gabimet që të gjithë i bëjnë kur përgatisin salsiçe

Salsiçet dhe burgerët janë pjesë e pandashme e secilës skarë, por kërkojnë vëmendje të plotë për përgatitje të duhur.

Lifestyle

30/07/2020 17:21

Kuzhinierët e lartë në Britania të Madhe kanë detektuar gabimet e përbashkëta, të cilat duhet t’ë shmangen kur gatuhen salsiçet, shkruan Daily Star, transmeton lajmi.net.

Daily Star Online në një bisedë me ekspertin e kuzhinës Jeff Baker për të parë se ku gabojnë të gjithë kur gatuajnë salsiçe.

Por, si në të vërtetë duhet të gatuhen ato si duhet, në mënyrë që të bëhen sa më të shijshme që të jetë e mundur?

Lista e rekomandimeve:

1. Lëreni zgarën 20 minuta të ngrohet, përpara se ta vendosni salsiçen

2. Vendoseni ushqimin në një tigan me nxehtësi të ulët, për ta shmangur djegien

3. Vendosni një lugë çaji yndyrë pate në tigan, tundeni rreth e rrotull deri sa të jetë shkrirë plotësisht

4. Vendosini salsiçet në tigan, duke u siguruar që të mos prekin njëra tjetrën dhe mbani në temperaturë konstante. Rrotullojini ato deri sa të marrin ngjyrën e arit të pasur (nevojiten 10-12 minuta).

5. Lërini pak të ftohen para se t’i servoni. /Lajmi.net/