Kuvendi sqaron dyshimet për gabim në numërimin e votave për qeverinë Hoti

Kuvendi i Kosovës ka sqaruar dyshimet për numërim të gabuar të votave për qeverinë Hoti në seancën e sotme.

Lajme

03/06/2020 16:57

Dyshimet erdhën pasi që u tha se për qeverinë ka abstenuar edhe deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ndërsa kryesuesi i seancës, Kujtim Shala, pohoi se abstenues është vetëm një deputet, shkruan lajmi.net.

Lexo edhe:

Ngriten dyshime se ka pasur gabim në llogaritjen e votave për qeverinë Hoti

E Kuvendi i Kosovës me anë të një komunikate për media, ka sqaruar se nuk ka ndodhur asnjë gabim gjatë numërimit të votave, dhe se numri i paraqitur ishte korrekt.

“Megjithatë, për shkak të interesimit të madh të mediave dhe kohës së gjatë deri në nxjerrjen e transkriptit, po pasqyrojmë rezultatet e votimit në seancën e sotme të jashtëzakonshme (03. 06. 2020), për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sipas grupeve parlamentare”, thuhet në komunikatë.

Postimi i plotë:

Bazuar në praktikën e deritashme të Kuvendit, votimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, të nënkryetarëve të Kuvendit dhe të qeverisë, bëhet me dorë.

Rrjedhimisht, Kuvendi nuk ka mbajtur as nuk mban evidencë me emra të deputetëve, të cilët marrin pjesë në këto votime.

Megjithatë, për shkak të interesimit të madh të mediave dhe kohës së gjatë deri në nxjerrjen e transkriptit, po pasqyrojmë rezultatet e votimit në seancën e sotme të jashtëzakonshme (03. 06. 2020), për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sipas grupeve parlamentare:

GP i LDK-së: prezentë 26 deputetë, munguan: Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli

Votimi: 25 për, 1 abstenim

GP i PDK-së prezentë: 24 deputetë

Votimi: 24 kundër

GP i AAK-së: prezentë 13 deputetë

Votimi: 12 për (deputetja Donika Kadaj-Bujupi e ka liruar sallën në kohën e votimit)

GP NISMA + AKR: prezentë 6 deputetë

6 për

GP i Listës serbe: prezentë 10 deputetë

Votimi: 10 për

Minoritetet jo serbe: prezentë 8 deputetë. Munguan: Zikreta Aliti dhe Elbert Krasniqi

Votimi: 8 për

Rezultati përfundimtar:

Prezentë në sallë kanë qenë 86 deputetë

61 deputetë kanë votuar PËR

24 deputetë KUNDËR

1 deputet ka ABSTENUAR. /Lajmi.net/