Kuvendi s’e voton Tribunalin para zgjedhjeve

Legjislatura aktuale nuk do ta qesë si temë votimi Tribunalin ndërkombëtar që pritet të gjykojë krimet e luftës. Subjektet politike pritet të veprojnë kësisoj, pasi i frikësohen ndikimit që mund të ketë një vendim i këtillë në zgjedhjet nacionale.

Lajme

13/03/2014 06:31

Legjislatura aktuale nuk do ta qesë si temë votimi Tribunalin ndërkombëtar që pritet të gjykojë krimet e luftës, të cilat pretendohet të jenë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Subjektet politike pritet të veprojnë kësisoj, pasi i frikësohen ndikimit që mund të ketë një vendim i këtillë në zgjedhjet nacionale, shkruan Koha Ditore.

Partia Demokratike e kryeministrit Hashim Thaçi dhe Lidhja Demokratike e kryeopozitarit Isa Mustafa janë dakorduar për të përshpejtuar ndryshimet ligjore për zgjedhje dhe që zgjedhjet të organizohen në gjysmën e parë të vitit.

“Në kohë zgjedhjesh nuk mund të vendosim. PDK-ja nuk mund ta marrë gjithë përgjegjësinë për këtë. Duhet konsensus i të gjitha partive për ta votuar. Nëse vendos vetëm PDK-ja dëmtohet rëndë në zgjedhje. Aktualisht Kuvendi është shumë jostabil dhe jofunksional. Është vështirë të vendoset para zgjedhjeve, por edhe mund të jetë vonë pas zgjedhjeve, sepse nëse zgjedhjet mbahen në qershor, konsolidimi i institucioneve nuk mund të bëhet para shtatorit”, ka thënë një zyrtar në kushte anonimiteti.

“Ndërkombëtarët po kërkojnë që të vendoset shumë më shpejt”