Konjufca nga Athina i bën thirrje BE-së që të nisë vlerësimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian që t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e Opinionit për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE. Në një postim në platformën X, pas pjesëmarrjes në takimin ministror “Friends of the Western Balkans” në Athinë, Konjufca ka thënë se kanë kaluar gati…
Lajme
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian që t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e Opinionit për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.
Në një postim në platformën X, pas pjesëmarrjes në takimin ministror “Friends of the Western Balkans” në Athinë, Konjufca ka thënë se kanë kaluar gati katër vjet që nga aplikimi i Kosovës për anëtarësim dhe se Komisioni Evropian është i gatshëm të përgatisë Opinionin.
Ai ka theksuar se procesi i besueshëm i zgjerimit të BE-së duhet t’u japë të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor mundësi të përparojnë bazuar në meritat e tyre.
Konjufca ka shtuar se Kosova është plotësisht e harmonizuar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe se është e gatshme të kontribuojë në misionet dhe operacionet e Bashkimit Evropian.
Postimi i tij në “X”
Një proces i besueshëm i zgjerimit të BE-së duhet t’i japë secilit vend të Ballkanit Perëndimor mundësinë të përparojë bazuar në meritat e veta.
Ky ishte mesazhi im në takimin ministror të sotëm të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, në Athinë. Falënderoj ministrin e Jashtëm të Greqisë, George Gerapetritis, dhe Ministrinë e Jashtme greke për organizimin e takimit.
Gati katër vjet pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, Komisioni Evropian është i gatshëm të përgatisë Opinionin e tij. I bëra thirrje Këshillit që ta kërkojë këtë Opinion.
Përparimi i vendeve fqinje tregon se çfarë mund të sjellë procesi i zgjerimit kur reformat shpërblehen.
Kosova është plotësisht e harmonizuar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe është e gatshme të kontribuojë në misionet dhe operacionet e Bashkimit Evropian.
A credible EU enlargement process must give every Western Balkan partner the chance to advance on its own merit.
That was my message at today’s Friends of the Western Balkans ministerial in Athens. My thanks to FM George Gerapetritis and @GreeceMFA for hosting us.
Nearly four years after Kosova applied for EU membership, the European Commission stands ready to prepare its Opinion. I urged the Council to request it. The progress of our neighbours shows what enlargement can deliver when reforms are rewarded.
🇽🇰 is fully aligned with 🇪🇺 CFSP , and we are ready to contribute to EU missions and operations.
— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) November 23, 2026