Kuvendi miratoi Programin Kombëtar për Integrim Europian 2024-2028, zbatimi “kushton” 56 milionë euro

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës sot ka prezantuar Programin Kombëtar për Integrim Europian 2024-2028, i cili u miratua nga Kuvendi. Bislimi tha se ky program përbëhet nga 3 blloqe: kriteret politike, kriteret ekonomike si dhe përafrimin e legjislacionit me acquis të BE-së. “Programi përbëhet nga 306 masa: 105 masa legjislative kurse 201…

Lajme

30/10/2024 15:02

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës sot ka prezantuar Programin Kombëtar për Integrim Europian 2024-2028, i cili u miratua nga Kuvendi.

Bislimi tha se ky program përbëhet nga 3 blloqe: kriteret politike, kriteret ekonomike si dhe përafrimin e legjislacionit me acquis të BE-së.

“Programi përbëhet nga 306 masa: 105 masa legjislative kurse 201 janë masa zbatueseNga 105 masa legjislative, 38 prej tyre janë projektligje, 3 janë marrëveshje ndërkombëtare kurse pjesa tjetër janë akte nënligjore’’, u shpreh ai.

Bislimi shtoi se masat afatshkurtra që janë paraparë “janë të ndërlidhura në harmoni të plotë me: Konkluzionet e strukturave institucionale të MSA-së; Programin për Reforma Ekonomike 2024 – 2026; Planin Kombëtar për Zhvillim, dhe Programin Legjislativ të Qeverisë për vitin 2024”.

Në vijim, zëvendëskryeministri Bislimi listoi dhe disa reforma kryesore për secilin bllok, pra për kriteret politike, ekonomike dhe standardet evropiane.

Fjala e plotë e Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi:

Pas miratimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës, më 2 prill, dhe tre muaj pas miratimit në Komisionin për Integrim Evropian, më lejoni të prezantoj para jush Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2024 – 2028, për miratim nga Kuvendi.

Programi përbëhet nga tri blloqe: kriteret politike, kriteret ekonomike si dhe përafrimin e legjislacionit me acquis.

Programi përbëhet nga 306 masa: 105 masa legjislative kurse 201 janë masa zbatueseNga 105 masa legjislative, 38 prej tyre janë projektligje, 3 janë marrëveshje ndërkombëtare kurse pjesa tjetër janë akte nënligjore.

Buxheti për zbatimin e këtij Programit në përgjithësi është vlerësuar të jetë 56,043,856 euro: nga të cilat 22,608,860 euro janë nga buxheti publik ndërkaq, 33,434,996 euro vijnë nga partnerët zhvillimorë dhe donatorëtrrjedhimisht për implementimin e këtij programi ka zero vakum buxhetor.

Masat afatshkurtra që janë paraparë, ndërlidhen dhe janë në harmoni të plotë me konkluzionet e strukturave institucionale të MSA-së; me Programin për Reforma Ekonomike 2024 – 2026; me Planin Kombëtar për Zhvillim, dhe Programin Legjislativ të Qeverisë për vitin 2024.

Meqë janë me rëndësi për punën e Kuvendit, në Programin Kombëtar për Integrim Evropian janë planifikuar këto projektligje, përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare, dhe po flas vetëm për këtë vit:

  • PL për plotësim-ndryshim të ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimi i tyre me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, në  fazën e tretë;
  • PL për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura;
  • PL për inspektimin e përputhshmërisë së produkteve;
  • PL për prokurimin publik (plotësim-ndryshim);
  • PL për partneritetin publiko-privat po ashtu (plotësim-ndryshim);
  • PL për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim (plotësim-ndryshim);
  • PL për shoqëritë tregtare;
  • PL për ndihmën shtetërore (plotësim-ndryshim);
  • PL për bankat;
  • PL për komunikimet elektronike;
  • PL për agroturizëm;
  • PL për tokën bujqësore;
  • PL për veterinarinë;
  • PL për peshkatarinë dhe akua-kulturën;
  • PL për automjete;
  • PL për patentë shofer;
  • PL për hekurudha;
  • PL për transportin rrugor;
  • PL për transportin e mallrave të rrezikshme;
  • PL për siguri hekurudhore;
  • PL për energji;
  • PL për energjinë elektrike;
  • PL për Rregullatorin e Energjisë;
  • PL për efiçiencën e energjisë;
  • PL për të drejtën në gjykim brenda kohës së arsyeshme;
  • PL për Gjykatën Administrative;
  • PL për plotësim-ndryshim të ligjit për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve;
  • PL për plotësim-ndryshimin e ligjit për të huajt;
  • PL për plotësim-ndryshimin e ligjit për armë;
  • PL për plotësim-ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e infrastrukturës kritike;
  • Marrëveshja për bashkëpunim juridik me Francën;
  • Marrëveshja për bashkëpunim juridik me Suedinë;
  • Marrëveshja për bashkëpunim juridik me Italinë;
  • PL për veprimtari kërkimore shkencore, inovacion dhe transfer të dijes dhe teknologjisë;
  • PL për mbrojtjen e mjedisit;
  • PL për menaxhimin e resurseve ujore;
  • PL për mbrojtjen e natyrës;
  • PL për inspektimin në fushën e mjedisit, ujërave, natyrës, planifikimit hapësinor, ndërtimit dhe banimit;
  • PL për pajisje dhe produktet medicinale;
  • PL për kontrollin e duhanit;
  • PL për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës (plotësim-ndryshim).

Në vijim, shkurtimisht për disa reforma kryesore për secilin bllok:

Te kriteret politike kemi:

  • Legjislacioni dhe politikat kornizë për Reformën e Administratës Publike;
  • Reduktimi i barrës administrative;
  • Racionalizimi i agjencive;
  • Avancimi i politikave dhe legjislacionit të qeverisjes lokale;
  • Avancimi reformave në fushën e  politikës së jashtme me atë të BE-së (në kapitullin 31).

Kriteret ekonomike:

  • Zbatimi i Strategjisë dhe PV për Reforma të Menaxhimit të Financave Publike 2022-2026;
  • Luftimi i ekonomisë informale.

Standardet evropiane, ose përafrimi i legjislacionit:

  • Reformat legjislative në fushën e prokurimit publik dhe atij publiko-privat;
  • Reformat legjislative në fushën inspektimeve;
  • Reformat legjislative në fushën sektorit bankar;
  • Reformat  në fushën e lëvizjes së lirë të kapitalit dhe shërbimeve financiare dhe zbatimi në praktikë në këtë fushë;
  • Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e konkurrencës dhe ndihmës shtetërore, dhe zbatimi në praktikë në këtë fushë;
  • Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e bujqësisë dhe agro-turizmit dhe veterinës;
  • Reformat legjislative dhe të politikave në fushën, transportit dhe rrjeteve trans-Evropiane, TIK-ut, si dhe zbatimi dhe ngritja e kapaciteteve institucionale;
  • Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e energjisë dhe zbatimi i tyre, në përputhje me agjendën e de-karbonizimit;
  • Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e mjedisit, ujërave dhe mbeturinave;
  • Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e shëndetit publik dhe mbrojtjes së konsumatorit;
  • Reformat e politikave dhe ato institucionale në fushën e të drejtës së kompanive, ndërmarrjeve dhe industrisë me fokus në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për investitorë dhe ndërmarrje të tjera, si dhe forcimin e konkurrueshmërisë në treg brenda vendit dhe jashtë tij;
  • Reformat legjislative dhe të politikave fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, me fokus në funksionimin e institucioneve, sistemit të drejtësisë, profesioneve të lira te drejtësisë, të drejtave themelore, mediave, barazisë gjinore, të drejtave të pakicave, dhe mbrojtjes së të dhënave personale;
  • Reforma legjislative dhe të politikave në fushën e punëve te brendshme me fokus në mbikëqyrjen e kufirit, azilin dhe migracionin, rendin publik dhe bashkëpunimin policor, sigurinë kibernetike dhe bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështje penale dhe juridike;
  • Reforma legjislative dhe të politikave në fushën e punëve te brendshme me fokus në luftimin e shpëlarjes së parave, financimin e terrorizmit dhe luftimit të narkotikëve;
  • Përmirësimi i politikave dhe i zbatimit të tyre në fushën e arsimit, shkencës dhe hulumtimeve shkencore;
  • Avancimi i politikave dhe zbatimi i tyre në fushën e kontrollit financiar.

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ju ftoj që këtë Program për Integrim Evropian ta miratoni në seancën e sotme.