​Kuvendi miraton edhe tri marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme të jashtëzakonshme, ka ratifikuar edhe tri marrëveshje ndërkombëtare. Deputetët me 98 vota për, miratuan marrëveshjen e kredisë me Bashkimin Evropian, në kuadër të Planit të Rritjes së unionit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo kredi u tha se është rreth 600 milionë euro. Krahas kësaj, të zgjedhurit e…

Lajme

13/02/2026 16:46

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme të jashtëzakonshme, ka ratifikuar edhe tri marrëveshje ndërkombëtare.

Deputetët me 98 vota për, miratuan marrëveshjen e kredisë me Bashkimin Evropian, në kuadër të Planit të Rritjes së unionit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo kredi u tha se është rreth 600 milionë euro.

Krahas kësaj, të zgjedhurit e popullit i dhanë dritën e gjelbër edhe një marrëveshje tjetër të kredisë, kësaj radhe me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, për projektin “Kompas – Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për forcimin e sistemit të shëndetësisë”, transmeton kosovapress.

Deputetët po ashtu ratifikuan marrëveshjen e kredisë tjetër me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (ANZH) për Projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”.

Krahas këtyre, në seancën e sotme të jashtëzakonshme dhanë betimin e tyre si deputetë Uran Ismaili nga PDK dhe Afërdita Hajrizi nga LVV.