Kuvendi i Kosovës me njoftim për seancën që mbahet sonte – cilat janë pikat e rendit të ditës?
Kuvendi i Kosovës ka dal me njoftim për mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Legjislaturës së 10-të. Sipas njoftimit, u konfirmuan pikat e rendit të ditës për seancën e jashtëzakonshme që zhvillohet sonte në ora 19:00, transmeton lajmi.net. “…krahas miratimit të ndarjes së komisioneve parlamentare, do shqyrtohen edhe dy pika të tjera, zgjatja…
Lajme
Kuvendi i Kosovës ka dal me njoftim për mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Legjislaturës së 10-të.
Sipas njoftimit, u konfirmuan pikat e rendit të ditës për seancën e jashtëzakonshme që zhvillohet sonte në ora 19:00, transmeton lajmi.net.
“…krahas miratimit të ndarjes së komisioneve parlamentare, do shqyrtohen edhe dy pika të tjera, zgjatja e zbatimit të Ligjit për Ndarjet Buxhetore të vitit të kaluar fiskal, edhe për muajin mars, si dhe rezoluta që lidhet me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.”, thuhet në njoftim ndër të tjera.
Njoftimi i plotë:
U mbajt mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit e Legjislaturës X
Nën drejtimin e kryetares Albulena Haxhiu, Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mbajti sot mbledhjen e parë për Legjislaturën X, me praninë e përfaqësuesve të grupeve parlamentare.
Pasi uroi nënkryetarët e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare për zgjedhjen e tyre, kryetarja Haxhiu konfirmoi përkushtimin e saj për angazhim dhe punë të përbashkët, në interes të qytetarëve të Kosovës.
Konform rendit të ditës dhe sipas formulës përkatëse, u bë ndarja e komisioneve parlamentare ndërmjet grupeve parlamentare, që për shkak të ndryshimeve të dikastereve qeveritare, këtë legjislaturë do të jenë 16 sosh.
Po ashtu u bë e ditur që në seancën e sonte të jashtëzakonshme, e cila do të mbahet në orën 19:00, krahas miratimit të ndarjes së komisioneve parlamentare, do shqyrtohen edhe dy pika të tjera, zgjatja e zbatimit të Ligjit për Ndarjet Buxhetore të vitit të kaluar fiskal, edhe për muajin mars, si dhe rezoluta që lidhet me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë./lajmi.net/