Kushtrim Sadiku kërkon falje pas debatit të së enjtes: Shpjegon gjendjen shëndetësore dhe mohon akuzat

Gazetari dhe moderatori Kushtrim Sadiku ka reaguar pas situatës së krijuar gjatë debatit të së enjtes, duke kërkuar falje publike dhe duke sqaruar arsyet që, sipas tij, kanë ndikuar në performancën e tij. Në një deklaratë të gjatë, Sadiku ka bërë të ditur se po përballet me probleme shëndetësore të lukthit prej disa vitesh, për…

Lajme

13/04/2026 20:23

Gazetari dhe moderatori Kushtrim Sadiku ka reaguar pas situatës së krijuar gjatë debatit të së enjtes, duke kërkuar falje publike dhe duke sqaruar arsyet që, sipas tij, kanë ndikuar në performancën e tij.

Në një deklaratë të gjatë, Sadiku ka bërë të ditur se po përballet me probleme shëndetësore të lukthit prej disa vitesh, për të cilat është në terapi, si dhe me vështirësi të shkaktuara nga trajtimi i implanteve dentare.

“Terapia që jam duke e marrë në drejtimin e një sëmundjeje të lukthit… dhe trajtimi i implanteve dentare më kanë vështirësuar mënyrën e komunikimit. Kjo më ka shkaktuar dhimbje dhe lodhje njëkohësisht”, ka deklaruar ai.

Sadiku ka theksuar se çdo pretendim tjetër që po qarkullon në rrjete sociale, sipas tij, nuk është i vërtetë.

Ai është shprehur se, pavarësisht gjendjes së vështirë, ka tentuar ta realizojë emisionin si zakonisht, duke kujtuar 17 vitet e tij punë të pandërprerë në televizion.

“Është njerëzore të gabosh dhe unë s’jam përjashtim”, ka shtuar ai, duke shprehur respekt për publikun dhe për rëndësinë që ka Kosharja për të, si në aspektin personal ashtu edhe profesional.

Në fund të reagimit, Sadiku ka shprehur keqardhje për situatën e krijuar dhe ka theksuar se e vlerëson kritikën dhe mbështetjen, por nuk i mirëkupton, siç i quan ai, sulmet dhe fushatat në rrjete sociale.

Ai ka konfirmuar se do të vazhdojë të jetë në krye të detyrës si autor i emisionit “Politiko”. /Lajmi.net/