Kushtetuesja: Dehari veproi në kundërshtim me aktgjykimin, seancat nga 27 qershori deri më 3 korrik ishin të pavlefshme
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 6 korrik 2025, duke vlerësuar se ato janë zhvilluar në kundërshtim me një aktgjykim të mëhershëm të kësaj gjykate. Në vendimin e shpallur më 8 gusht, Kushtetuesja thekson se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka…

Lajme
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 6 korrik 2025, duke vlerësuar se ato janë zhvilluar në kundërshtim me një aktgjykim të mëhershëm të kësaj gjykate.
Në vendimin e shpallur më 8 gusht, Kushtetuesja thekson se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka dështuar të veprojë në përputhje me vendimin e Gjykatës të datës 26 qershor, i cili, sipas interpretimit të saj, duhej të respektohej për të garantuar ligjshmëri dhe rend kushtetues në funksionimin e Kuvendit, transmeton lajmi.net
“Gjykata Kushtetuese vlerëson se të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 6 korrik 2025 shpallen të pavlefshme,” thuhet në aktgjykim.
Ky vendim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ligjshmërinë e akteve dhe vendimeve që mund të jenë miratuar gjatë kësaj periudhe parlamentare./lajmi.net/