Kushtet e punëtorëve, sektori privat paralajmëron bojkotim të punës

Nëse deri më 5 shkurt nuk fillon implementimi i Kontratës Kolektive, punëtorët e sektorit privat kur është e organizuar Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, do të bojkotojnë punën. 

Lajme

05/01/2015 15:05

Kështu njofton kjo sindikatë pas një takimi që kanë pasur me kryetarët e shoqatave sindikale në ndërmarrje të sektorit privatë, ku thuhet se temë e veçantë ishte implementimi i marrëveshjes kolektive nënshkruar në mars të vitit të kaluar.

Në këtë takim u vendos që të gjitha shoqatat sindikale të marrin obligimet e tyre dhe në rast të mos implementimit të marrëveshjes kolektive, me 5 shkurt të këtij viti të fillohet me bojkotin e punës në të gjitha kompanitë ku sindikata është e organizuar .

Janë marrë përgjegjësi që në rast të sanksionimit të punëdhënësve ndaj punëmarrësve që të gjitha pasojat ti bartë vet sindikata.

“Edhe në vitin 2015 kompanitë po paguajnë punëtorët në kundërshtim me pagën minimale, dhe atë kompania MSS edhe pse ju tërhoq vërejtja disa herë, ajo punëtorët teknik në FSK i paguan 120 euro”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate.