Kusht për të hyrë në BE: Deputeti gjerman thotë se Kosova duhet të ketë një qeveri stabile

Deputeti Johaness Volkmann, nipi i ish-kancelarit gjerman, Helmut Kohl, foli rreth progresit të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai thotë se nëse shihet raporti i Komisionit Evropian për Kosovën në fushat e antikorrupsionit, krimit të organizuar dhe formimin e një qeverie stabile, atëherë, sipas tij, vendi ynë ka disa gjëra që duhet…

Lajme

28/07/2025 08:04

Deputeti Johaness Volkmann, nipi i ish-kancelarit gjerman, Helmut Kohl, foli rreth progresit të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ai thotë se nëse shihet raporti i Komisionit Evropian për Kosovën në fushat e antikorrupsionit, krimit të organizuar dhe formimin e një qeverie stabile, atëherë, sipas tij, vendi ynë ka disa gjëra që duhet t’i zbatojë/

“Në fjalimin tim parlamentar kam përmendur Samitin e Selanikut, të vitit 2003, ku shefat e shteteve të BE-së, premtuan popujve të Ballkanit Perëndimor se ka një perspektivë kredibile evropiane, atëbotë unë isha në shkollë fillore, pra ka një pritje të madhe dhe është pritje fort e gjatë, pra ka nevojë për një perspektivë kredibile, por duhet të thuhet se ka edhe një përgjegjësi nga ana vetanake për Kosovën dhe vendet tjera të rajonit”, tha Volkmann në Klan Kosova.

“Nëse e shihni progresin në raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, në fushat e antikorrupsionit, në krimin e organizuar dhe formimin e një qeverie stabile, ka disa gjëra që Kosova duhet ti zbatojë”.

“Pra është në dorën e të dyja palëve. Në njërën  anë atë evropiane e gjermane, që ne të kemi kurajën të jemi më të shpejt në integrim, dhe nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor , që të zbatojnë përnjëmend reformat e kërkuara në mënyrë që ti bashkohen BE-së”.