Kush simulon më shumë?

15:39 | 6 Nentor 2013

Simulimet

Ashley Young është sërish në qendër të akuzave pas simulimit që bëri të martën mbrëma në ndeshjen kundër Real Sociedadit në Ligën e Kampionëve ku me një rrëzim teatral ia siguroi Manchester Unitedit një penallti, të cilën e humbi Robin van Persie, në barazimin 0-0 në kuadër të Grupit A. Reprezentuesi anglez vazhdimisht është akuzuar […]

Ashley Young është sërish në qendër të akuzave pas simulimit që bëri të martën mbrëma në ndeshjen kundër Real Sociedadit në Ligën e Kampionëve ku me një rrëzim teatral ia siguroi Manchester Unitedit një penallti, të cilën e humbi Robin van Persie, në barazimin 0-0 në kuadër të Grupit A.

Reprezentuesi anglez vazhdimisht është akuzuar për simulime dhe ende nuk është mbushur mend. Por, Young duket se është minoritet. Futbollistët nga Premierliga janë duke pastruar sjelljen e tyre, duke konsideruar numrin e ndëshkimeve për simulime këtë sezon.

Sports Mail ka njoftuar se deri më tani gjatë këtij sezoni në Premierligë janë shpërndarë vetëm pesë kartonë të verdhë, për futbollistët që kanë tentuar ta mashtrojnë gjyqtarin. Kjo e inkuadron Premierligën në pozitën e pestë të renditjes së ligave kryesore evropiane, krahasuar me vendin e dytë edicionin e kaluar kur u nxorën 34 kartonë të verdhë për simulime.

Aspak çuditërisht, Serie A kryeson në këtë kategori. Sezonin e kaluar, gati 5 përqind të ndëshkimeve – 89 – u ndanë për simulime.

Futbolli italian kryeson në renditje edhe duke marrë parasysh bilancin e deritashëm këtë sezon, por në pozitën e parë shoqërohet nga Ligue 1, me nga 8 kartonë të verdhë për simulime.

Në total, deri më tani gjatë këtij sezoni janë ndarë 2123 ndëshkime në Itali, Francë, Gjermani dhe Spanjë, me vetëm 34 prej tyre për simulime.

La Liga gjendej menjëherë prapa Premierligës sezonin e kaluar por statistikat mund të pësojnë ndryshime këtë edicion, duke konsideruar se te Barcelona ka ardhur Neymar kurse Gareth Bale – shpeshherë i akuzuar për simulime në Premierligë me Tottehhamin – ka përforcuar Real Madridin.