Kush po infektohet më shumë me variantin Omicron, meshkujt apo femrat? Ja çfarë thonë ekspertët shëndetësorë

Në javët e fundit gjithë botën e ka kapluar varianti i ri i koronavirusit i quajtur Omicron.

Lifestyle

28/01/2022 09:32

Për dallim nga variantet e tjera, duket se ky virus është më i rrezikshëm për gratë, transmeton lajmi.net.

Varianti Omicron po infekton gratë më shumë se burrat, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë.

Trendi i transmetimit nga e gjithë bota, përfshirë Afrikën e Jugut, tregon këtë, tha Robed Amin, zëdhënës i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Shëndetësore (DGHS).

Megjithatë, për dallim nga variantet e tjera deri më tani Omicron ka shkallën me të ulët të vdekshmërisë.

Ky variant tashmë ka kapluar pothuajse gjithë botën, me shumë vende që kanë rikthyer masat parandaluese që mos lejojnë përhapjen e tij edhe më shumë. /Lajmi.net/