“Kush mendon se nënë ka Kosovën, duhet ta ketë të qartë se ka babë Serbinë” Deklarata skandaloze e Boiken Abazit më 2016

Edhe pse për shumë qytetarë marrja e shtetësisë së Kosovës bëhet thuajse e pamundur si shkak i shumë kërkesave, për Boiken Abazin kjo u bë lehtësisht. Dje u bë e ditur se u.d presidentja e vendit, Albulena Haxhiu i ka dhënë shtetësinë Boiken Abazit, aktivistit të Vetëvendosjes nga Shqipëria. Por është pikërisht ky aktivist që…

Lajme

28/08/2026 11:12

Edhe pse për shumë qytetarë marrja e shtetësisë së Kosovës bëhet thuajse e pamundur si shkak i shumë kërkesave, për Boiken Abazin kjo u bë lehtësisht.

Dje u bë e ditur se u.d presidentja e vendit, Albulena Haxhiu i ka dhënë shtetësinë Boiken Abazit, aktivistit të Vetëvendosjes nga Shqipëria.

Por është pikërisht ky aktivist që vite më parë lëshonte deklarata skandaloze për Kosovën.

Më saktësisht Abazi, i cili ishte dëbuar nga vendi kishte fyer ata që e konsiderojnë nënë Kosovën.

Këtë deklaratë skandaloze, ai e thoshte nën arsyetimin se ishte ide e Serbisë “krijimi i idesë për një nënë të re, përveç Shqipërisë”.

Këtë deklaratë skandaloze, ai e thoshte nën arsyetimin se ishte ide e Serbisë “krijimi i idesë për një nënë të re, përveç Shqipërisë”.

“E sqarojme edhe një herë komentin e mëposhtëm: kush mendon se ka për “Nënë Kosovën”, duhet ta kete të qartë që për “babë” ka Serbinë, që e ka krijuar idenë e kësaj “nëne” të re nëpër dekada përmes ndarjes së Kosovës nga Shqipëria dhe (për)dhunimit sistemik kolonialist. Pra, zëvendësimi i idesë së “Nënës Shqipëri” me idenë e “Nënës Kosovë” nënkupton automatikisht edhe pranimi i “babes” së dhunshëm Serbi, që e ka realizuar këtë ndarje. Shprehja “Unë biri yt Kosovë”, që e zëvendëson “Nënën Shqipëri” në vetëdijen e popullit të Kosovës me “Nënën Kosovë”, është në thelb mazokizëm i pastër”, shkruante ai.

Por Abazi u bë gati për shtetësi dhe u përkujdes që postimet e bëra më parë t’i fshi nga Facebook-u./Lajmi.net/