Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?
Tri ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë…
Lajme
Tri ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 68 për qind të tyre.
Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.
Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur janë numëruar më shumë se dy e treta e votave.
Lëvizja Vetëvendosje:
Albin Kurti 240.263 vota
Glauk Konjufca 187.285 vota
Albulena Haxhiu 98.092 vota
Hekuran Murati 97.208 vota
Donika Gërvalla 87.303 vota
Partia Demokratike e Kosovës
Bedri Hamza 109.795 vota
Arian Tahiri 50.873 vota
Përparim Gruda 47.331 vota
Uran Ismaili 37.295 vota
Sala Jashari 34.428 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës
Lumir Abdixhiku 53.314 vota
Hykmete Bajrami 33.484 vota
Ukë Rugova 29.489 vota
Avdullah Hoti 26.200 vota
Doarsa Kica Xhelili 25.958 vota
Lista Serbe
Sllavko Simiq 20.392 vota
Igor Simiq 119.623 vota
Liljana Stefanoviq 19.042 vota
Millan Kostiq 16.170 vota
Nemanja Bishevac 15.805 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Ramush Haradinaj 27.779 vota
Daut Haradinaj 17.151 vota
Besnik Tahiri 16.465 vota
Bekë Berisha 12.110 vota
Agim Çeku 11.242 vota
Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.
Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).
Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo.