Kush janë lojtarët që e kanë fituar më së shumti herë Ligën e Kampionëve?

Ish futbollisti i Real Madridit, Paco Gento, është lojtari me më së shumti trofe të Ligës së Kampionëve të fituara.

Sport

05/07/2019 19:36

Gento, me gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve, mban rekordin si futbollisti që ka fituar më së shumti trofe të garës më të madhe evropiane.

Pas tij, vjen Cristiano Ronaldo, që ka fituar pesë Liga të Kampionëve, gjatë kohës te Manchester United dhe Real Madrid.

Nga pesë tituj të Ligës së Kampionëve, kanë fituar edhe Alessandro Costacurta, Paolo Maldini dhe Clarence Seedorf.

Tek lojtarët që kanë fituar nga katër tituj të kësaj gare, dominon skuadra e Real Madridit, që në vitet e fundit e ka dominuar Evropën./Lajmi.net/