Kush i pëlqen Januzajt?

Adnan Januzaj ka pranuar se ka filluar ta pëlqejë zhvillimin e futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sport

25/06/2015 14:45

Adnan Januzaj është duke e ndjekur përparimin dhe popullarizimin e futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Manchester United do të marrë pjesë në turneun International Champions Cup, ndërsa mesfushori kosovar mezi pret ta shijojë aventurën.

“Është mirë ta shohësh futbollin atje duke u rritur. Po bëhet mjaft i mirë, shumë yje po shkojnë të luajnë në Amerikë, kështu që nuk do të jetë ndeshje e lehtë”, theksoi istogasi për uebfaqen zyrtare të klubit ‘manutd.com’.

“Kur kemi luajtur në Australi, në Sydney, po ashtu kishte ndeshje të vështira. Ne po ashtu luajtëm në Tajlandë dhe Japoni kundër skuadrave lokale dhe ato ishin dy ndeshje të forta. Është gjithmonë e vështirë të luash ndaj skuadrave si ato”, përfundoi Januzaj.