Kush është Luka Jovic, sulmuesi që pritet ta vesh fanellën e Realit
Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Luka Jovic është duke shkëlqyer këtë sezon me ekipin gjerman.

Sport
Ai ka shënuar 17 në 29 paraqitje këtë edicion në Bundesligë, ndërsa në total në dy sezone me Frankfurt ka realizuar 25 gola në 71 paraqitje në të gjitha kompeticionet.
Por cila ishte karriera e Jovic, 20-vjeçari që duket se ka një të ardhme të ndritur përpara, shkruan lajmi.net.
Sulmuesi serb është i huazuar tek ekipi gjerman, me të drejtë blerje, por kartoni i tij i përket momentalisht Benficas.
Ai ka lindur në Bosnje, më saktësisht në fshatin e vogël Batar afër Bijeljinës.
Jovicit iu dha mundësia për të luajtur për Red Star Belgrade në 2005. Para se të bashkohej me ta, i ati e mori atë për të stërvitur me Partizanin, i cili kishte tentuar të nënshkruante me të në njëfarë kohe.
Ata i ofruan babait të tij 200 euro në muaj për të luajtur me ta, por ai insistoi të qëndrojë me ‘Yllin e Kuq’. Ai ishte klinik përpara golit, teksa nga drejtuesit e ekipit serb cilësohej si një sulmues me ardhme të ndritur.
Dhe duket se drejtuesit e Red Star e kanë vërejtur talentin e tij, pasi Jovic është afër realizimit të ëndrrës së tij.
Sulmuesi serb është në prag të marrëveshjes me Real Madrid për 60 milionë euro. /Lajmi.net/