Kush do ta zëvendësojë EULEX-in në Kosovë?
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka theksuar se Misionin për Sundimin e Ligjit (EULEX), do të ndryshohet me grupe të ekspertëve në fushën e drejtësisë, të cilët do ta monitorojnë përparimin e Kosovës.

Lajme
Ai ka thënë se nuk e dimë se si do të emërtohet ky grup i ekspertëve, të cilët sipas tij, do të kenë karakter këshilldhënës dhe monitorues.
“Sa i përket monitorimit nga Bashkimi Evropian (BE), në rrafshin e sundimit të ligjit e shohim si dicka pozitive, sepse ne aspirojmë të jemi pjesë e asaj familje. Do të kemi në vazhdimësi raporte monitorimi për punën e gjyqësorit, policisë, qeverisë, etj”, ka shtuar Tahiri në TV Dukagjini.
Lexo edhe:
A do të rikthehet Lista Serbe në qeveri? Tregon ministri Tahiri