Kusari thotë se transparenca e Kuvendit është zvogëluar dukshëm në këtë legjislaturë

Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, të hënën ka reaguar lidhur me mungesën e transparencës nga ana e Kuvendit të Kosovës. Në një postim në facebook, Kusari ka thënë se transparenca e Kuvendit të Kosovës është zvogëluar dukshëm në legjislaturen aktuale. “Kete jave, takime do te mbajne komisionet parlamentare per komunitete, siguri, ekonomi,…

Lajme

26/09/2022 15:33

Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, të hënën ka reaguar lidhur me mungesën e transparencës nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në facebook, Kusari ka thënë se transparenca e Kuvendit të Kosovës është zvogëluar dukshëm në legjislaturen aktuale.

“Kete jave, takime do te mbajne komisionet parlamentare per komunitete, siguri, ekonomi, buxhet, ai hetimor per energji dhe ai ad hoc per reforme zgjedhore. Mundesia qe ne te informohemi per punen e ketyre komisioneve eshte gati zero sepse takimet nuk do te transmetohen live ne faqen e Facebook-ut te Kuvendt, sic ka qene praktika.”, ka shkruar Kusari.

Sipas saj është shumë keq që duhet të mjaftohemi me kronika/shkrime të shkurtëra nga gazetarët dhe komunikata të Kuvendit./Lajmi.net/