Kusari-Lila në tryezën e KUSA-s: Kosova destinacion atraktiv për investime
Të premten, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovactionit, Mimoza Kusari-Lila, ishte pjesëmarrëse në tryezën e organizuar nga KUSA Economic Growth and Integration with the West Team, në bashkëpunim edhe me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Në këtë takim u diskutuan domosdoshmëritë dhe mundësitë për tërheqjen e investimeve në…
Lajme
Të premten, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovactionit, Mimoza Kusari-Lila, ishte pjesëmarrëse në tryezën e organizuar nga KUSA Economic Growth and Integration with the West Team, në bashkëpunim edhe me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Në këtë takim u diskutuan domosdoshmëritë dhe mundësitë për tërheqjen e investimeve në vend.
Me këtë rast, Kusari-Lila kishte theksuar se është kënaqësi e veçantë të rikthehesha në diskutim me KUSA (Kosova United States Alumni), organizatën që bashkon përfituesit e programeve të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të cilën, së bashku me bursistë të tjerë, e themeluam 18 vjet më parë për të ruajtur dhe avancuar lidhjet, përvojat dhe vlerat që sollëm nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë.
Ajo shtoi se gjatë tryezës bashkëbiseduam edhe me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati, si dhe me anëtarët e KUSA-s, njëkohësisht përfaqësues të institucioneve, bizneseve dhe komunitetit profesional, për mundësitë konkrete të forcimit të klimës së investimeve dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
Kusari-Lila potencoi se Kosova ka një popullsi të re dhe dinamike, diasporë të fuqishme, orientim të qartë euro-atlantik dhe potencial të jashtëzakonshëm në sektorë si prodhimi, energjia, bujqësia, turizmi, inovacioni dhe shërbimet.
Sipas saj, fokus mbetet promovimi i Kosovës si destinacion atraktiv për investime dhe krijimi i kushteve që projektet të realizohen shpejt, me procedura të qarta, transparencë dhe mbështetje të koordinuar institucionale.
Ajo në fund të fjalimit të saj i ka falënderuar anëtarët e KUSA-s dhe Ambasadën Amerikane që kontribuuan me ide, përvoja dhe rekomandime konkrete për zhvillimin ekonomik të vendit.