Kusari-Lila: Në diskutimet aktuale shpërbërja e Kuvendit është zgjidhja më e përafërt- pra zgjedhjet e reja
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila deklaroi se për shkak të deklarimeve të grupeve politike se s’do të votojnë Albulena Haxhiun për kryekuvendare është shtyrë sërish çështja e hedhjes në votim të emrit të saj si të propozuar nga Vetëvendosje. “Votimi për kryetarin/en e Kuvendit e nënkryetarët e Kuvendit kërkon pjesëmarrjen e të…

Lajme
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila deklaroi se për shkak të deklarimeve të grupeve politike se s’do të votojnë Albulena Haxhiun për kryekuvendare është shtyrë sërish çështja e hedhjes në votim të emrit të saj si të propozuar nga Vetëvendosje.
“Votimi për kryetarin/en e Kuvendit e nënkryetarët e Kuvendit kërkon pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve të Kuvendit. Për dallim nga qëndrimi politik, nga mbështetja po jo-mbështetja për qeverinë që i propozohet Kuvendit, votimi për kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetaret është votim që është obligim it ë gjitha grupeve parlamentare. Në situatën aktuale, i bie që menjëherë pas arritjes së një shumice që kërkohet për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit atëherë ne si grupi më i madh parlamentar kemi forcën që të bllokojmë zgjedhjen e nënkryetarëve për shkak se menjëherë janë edhe dy votime të tjera. Pra për Kryetar me 61 vota për e për votimin e nënkryetarëve veç e veç deklaroi ajo, transmeton lajmi.net.
Kusari-Lila tha se të gjitha ata para saj e që ishte zonja Bajrami që tha se duhen konsultime politike, por përmendi faktin se LDK ka kthyer përgjigje negative po në atë proces.
“Në procesin e konsultimit politik. Ajo letër që i ka shkuar LDK-së ka qenë për formimin e institucioneve që tani në proces ka ngecur. Ne s’kemi asnjë qëllim që të bllokojmë formimin e kuvendit, gjegjësisht konstituimin e lidershipit. Pro me këto qasje të cilat në mënyrën se si po barikadohen nga partitë e tjera parlamentare me të vërtetë duhet dakorduar në një temë tjetër”,shtoi ajo.
Kusari Lila tha se sipas rrjedhës së kësaj situate ndoshta zgjidhja do të ishte edhe shpërbërja e kuvendit.
Duke folur pas dështimit të pestë të seancës konstituive, Kusari tha se, duke e parë “qasjen” e partive të tjera, duhet të ketë marrëveshje për një temë tjetër: zgjedhje të reja.
“Ti thërrasim grupet politike të konstituojmë kuvendin e të dakrodohemi me 80 vota të shpërndajmë kuvendin e të shkojmë në zgjedhje. Ne diskutimet aktuale kjo duket se është zgjidhja më përafërt. Po ashtu edhe kemi pasur data nga kryetari i PDK-së. Pra s’jemi të interesuar që kjo bllokadë të vazhdojë, e që duam ti bëjmë zgjedhjet së bashku lokale e nacionale e s’jemi të interesuar të shtyjmë këtë deri në zgjedhjen e presidentit/es”./Lajmi.net/