Kusari-Lila: Ligji për Shoqëritë Tregtare implementohet në këtë legjislaturë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka pritur në takim Shpresim Vranovci nga Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës. Kusari-Lila tha se nga mysafiri u njoftua me veprimtarinë e asociacionit dhe sfidat që përballen prej vitesh. “Diskutuam gjithashtu për gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në hartimin e Ligjit për Shoqëritë Tregtare,…

Lajme

26/02/2026 13:11

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka pritur në takim Shpresim Vranovci nga Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës.

Kusari-Lila tha se nga mysafiri u njoftua me veprimtarinë e asociacionit dhe sfidat që përballen prej vitesh.

“Diskutuam gjithashtu për gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në hartimin e Ligjit për Shoqëritë Tregtare, i cili do të implementohet në këtë legjislaturë”, ka thënë ministrja e MINTI-t.

Kusari-Lila, tutje thotë se, fuqizimi i grave në biznes mbetet një ndër prioritetet kyçe.

“Bashkëpunimi me sektorin financiar është thelbësor për zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e ndërmarrësisë”, shkroi ajo.