Kusari-Lila e pranon që Kurti s’i ka votat për qeveri: Jemi 4-5 deputetë mangu
Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka pranuar se tani për tani Albin Kurti nuk u ka votat e mjaftueshme për kryeministër. Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ajo ka treguar se sa vota aktualisht i ka VV-ja. Ajo ka treguar se Kurtit i duhet edhe 4-5 deputetët për të formuar qeverinë e re. “Pritjet…
Lajme
Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka pranuar se tani për tani Albin Kurti nuk u ka votat e mjaftueshme për kryeministër.
Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ajo ka treguar se sa vota aktualisht i ka VV-ja.
Ajo ka treguar se Kurtit i duhet edhe 4-5 deputetët për të formuar qeverinë e re.
“Pritjet janë që të kemi një qeveri nga mandatari e kryeministri aktual Kurti, e cila pritet t’i marrë të paktën 61 vota. Megjithatë në këtë moment edhe përderisa po flasim ende nuk kemi konfirmim zyrtar mbi koalicionet e mundshme duke marrë parasysh që numri i deputetëve në grupin tonë parlamentar është 48, 8 të tjerë janë nga komuniteti joshumicë dhe një është nga nënkryetari Rashiq, që prapë i bie që jemi afër 4-5 deputetë mangu për të pasur minimumin e shumicës që duhet pasur”, ka deklaruar Kusari-Lila.