Kusari-Lila, Çitakut: Ashtu siç të urova në fillim, po të uroj për përfundim dinjitoz të detyrës
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas kërkesës të ministrit të Punëve të Jashtme Glauk Konjufca, për tërheqjen nga detyra të ambasadorës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku.
Lajme
Kusari-Lila përmes një postimi i ka uruar ambasadores Çitaku përfundimin dinjitoz të detyrës, përkundër dallimeve.
“Çdo fillim ka fundin e vet, çdo fund ka fillim të ri. Sikur të kam uruar nga #Gjakova për fillimin tënd si Ambasadore, sot të uroj nga #Prishtina për përfundimin dinjitoz të detyrës tënde.
Përkundër dallimeve, gjithmonë do të kemi arsye për të bërë: Gëzuar “, ka shkruar Kusari.