Kusari kërkon veprim nga institucionet për sulmin ndaj Belgin Jasharit: Krim që buron nga urrejtja racore
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas raportimit të Nacionales lidhur me sulmin ndaj Belgin Jasharit. Kusari ka thënë se prokuroria dhe policia duhet të veprojnë, pasi është krim nga urrejtja racore. “Belgin Jashari, jo vetëm golashënuesi ma i mirë i moshës së tij por edhe djalë i meçem e super i artikulum. Krenari…

Lajme
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas raportimit të Nacionales lidhur me sulmin ndaj Belgin Jasharit.
Kusari ka thënë se prokuroria dhe policia duhet të veprojnë, pasi është krim nga urrejtja racore.
“Belgin Jashari, jo vetëm golashënuesi ma i mirë i moshës së tij por edhe djalë i meçem e super i artikulum. Krenari e vendit tonë. Qysh është e mundur që prokuroria dhe policia ende nuk janë lajmëru për këtë rast? Ky është krim që buron nga urrejtja racore dhe në vend se me ndjekë këtë rast, merren me do raste kot kot kot që lidhje me nxitje të urrejtjes nuk kanë. Qysh kishin vepru nëse dikush e kush shkelmu çikën e Kurtit ose fëmijet e Memli Krasniqit ose të Ramush Haradinajt?! Ju tregoj unë: prindi shkelmues tashmë do të ishte në paraburgim”, ka shkruar ajo.