Zemaj sfidon shifrat e Kurtit për 171 mjekët e kthyer: Sa prej tyre u punësuan në spitalet publike?
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti një ditë më parë ka deklaruar se vetëm gjatë vitit 2025, 171 mjek janë kthyer nga vendet e ndryshme të evropës për të ushtruar profesionin e tyre në Kosovë. E lidhur me këtë ka reaguar deputeti i LDK-së Armend Zemaj. Zemaj ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor…
Lajme
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti një ditë më parë ka deklaruar se vetëm gjatë vitit 2025, 171 mjek janë kthyer nga vendet e ndryshme të evropës për të ushtruar profesionin e tyre në Kosovë. E lidhur me këtë ka reaguar deputeti i LDK-së Armend Zemaj.
Zemaj ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) të publikojnë të dhëna konkrete se sa nga këta mjekë janë punësuar në institucionet publike shëndetësore.
Ai ka theksuar se nuk mjafton të flitet për mjekët që janë kthyer në Kosovë, por duhet të bëhet e ditur se sa prej tyre kanë siguruar kontrata të rregullta pune në sistemin publik shëndetësor.
“Jo 171, por as 17! Jo 12 mjekë që janë kthyer për të punuar në spitalet private, por sa mjekë janë kthyer nga emigrimi dhe janë punësuar me kontrata të rregullta në sistemin publik shëndetësor të Kosovës? Sa prej tyre janë punësuar në QKUK dhe sa në spitalet rajonale? Kjo është pyetja që kërkon përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK-ja. Jo propagandë, por emra, numra dhe dëshmi të punësimit. Qytetarët dhe pacientët nuk po kërkojmë statistika për licencime, ligjërata apo angazhime të përkohshme. Po kërkojmë të dijnë sa prej tyre janë kthyer për të punuar në institucionet publike shëndetësore”, ka thënë Zemaj.