Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit, s’përmenden fare Thaçi, Veseli e Krasniqi
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka vizituar familjen e Rexhep Selimit në 4 vjetorin e arrestimit të tij. Rexhep Selimi, tash e katër vjet është duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, ku ndaj tij dhe tre bashkëluftëtarëve, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka vizituar familjen e Rexhep Selimit në 4 vjetorin e arrestimit të tij.
Rexhep Selimi, tash e katër vjet është duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, ku ndaj tij dhe tre bashkëluftëtarëve, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi – është duke u zhvilluar gjyq për krime lufte.
Në një postim në Facebook nga Lëvizja Vetëvendosje thuhet se Rexhep Selimi është duke u mbajtur padrejtësisht në burgun e Hagës. Por aty s’u përmend fare Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi.
“Rexhep Selimi tash e katër vjet është duke u mbajtur padrejtësisht në burgun e Hagës. Një figurë e çmuar që i shërbeu vendit si ish-komandant i UÇK-së dhe më pas si deputet që nga hyrja jonë në institucione në vitin 2010, si anëtar i Kryesisë dhe si Shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes, Rexhep Selimi ka qenë gjithmonë simbol i vendosmërisë dhe triumfit. Ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë gjykatën e padrejtë, gjykimin e padrejtë, ashtu siç kemi bërë gjithmonë. ” thuhet në reagimin e LVV.
Tutje në reagimin e LVV thuhet se mbështetja për Rexhep Selimin do të jetë e pakursyshme.
“Si Lëvizje, si anëtarësi e si aktivistë, jemi të patundur në mbështetjen për Rexhepin dhe shpresojmë që ai të kthehet sa më parë te ne, te vendi që aq shumë e deshi dhe për të cilin kontribuoi shumë dhe pa kursyer asgjë”./Lajmi.net/