Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Xhemaili

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot për ngushëllime familjen Xhemaili, e cila humbi më të dashurën e tyre, Fatime Xhemaili. Sipas njoftimit nga ekzekutivi, në librin e ngushëllimeve, Kurti shkroi se nëna Fatime rriti fëmijë për liri të popullit, veprimtarë të shquar, kurse vetë ajo u rrit jetime, dhe si nënat shqiptare që kontribuan…

Lajme

26/03/2025 19:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot për ngushëllime familjen Xhemaili, e cila humbi më të dashurën e tyre, Fatime Xhemaili.

Sipas njoftimit nga ekzekutivi, në librin e ngushëllimeve, Kurti shkroi se nëna Fatime rriti fëmijë për liri të popullit, veprimtarë të shquar, kurse vetë ajo u rrit jetime, dhe si nënat shqiptare që kontribuan aq shumë në paqe e në luftë, për komb e për familje, ajo do të rrojë me trashëgiminë që e la edhe pse ndërroi jetë.

E ndjera, Fatime Xhemaili, ishte nëna e politikanëve Bajrush e Emrush Xhemaili.