Kurti vizitoi dje kompaninë “Jaffa” që është nën produkt i “Fluidit” të cilës u raportua se ia shlyen borxhin prej 3.5 milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje ka vizituar kompaninë “Jaffa” e cila ndodhet në Gjilan për të cilën ka shkruar në Facebook. Ai ka shkruar se kjo kompani, që ka 120 punëtorë, prodhon pije me përbërje frutore me një kapacitet prej 12 mijë litra në orë. “Lëngjet Jaffa Plus shiten cep më cep të Kosovës,…

Lajme

08/01/2025 12:25

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje ka vizituar kompaninë “Jaffa” e cila ndodhet në Gjilan për të cilën ka shkruar në Facebook.

Ai ka shkruar se kjo kompani, që ka 120 punëtorë, prodhon pije me përbërje frutore me një kapacitet prej 12 mijë litra në orë.

“Lëngjet Jaffa Plus shiten cep më cep të Kosovës, kurse 40% e produktit të prodhuar eksportohet në shumë vende të Evropës e deri në Amerikë. Për një kohë eksportoi edhe në Serbi, deri sa i krijuan probleme administrative për t’ia pamundësuar depërtimin në treg. Orhan Sulejmani me familjen e tij e mirëmbajnë dhe e zhvillojnë këtë biznes që nga viti 1994. Sot pamë nga afër makineritë prodhuese e ambalazhuese të këtij biznesi të suksesshëm”, ka shkruar Kurti. 
Postimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Gazetari Lirim Mehmetaj ka shkruar se kjo kompani është nën produkt i kompanisë së madhe “Fluidi”, të cilës u raportua se ia shlyen borxhin prej 3.5 milionë eurosh për vetëm 13 mijë euro.
Sipas tij, në shlyerjen e këtij borxhi përveç drejtorit të Autoritetit të Pellgjeve Ujore në Ministrinë e Mjedisit, Naser Hafizi i cili tanimë është arrestuar për të njëjtin rast, ka lidhje edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: