Kurti vazhdon përplasjen me Grenellin: Marrëveshjet nën kërcënime kanë fare pak vlerë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një opinioni të shkruar në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeiner Zeitung” iu është drejtuar Richard Grenellit.
Lajme
Ai në shkrimin e tij i ka thënë Grenellit se: “marrëveshjet nën presion dhe kërcënime kanë fare pak vlerë, edhe nëse në to i vëmë nënshkrimet”, shkruan lajmi.net.
Kosovas Prime Minister Albin Kurti wrote an op-ed for FAZ containing a friendly reminder for @RichardGrenell & his boss: “Deals based on pressure and threats are not worth the paper we put our signatures on.” FAZ print edition, tomorrow – or online for subscribers as of 8pm.
— Michael Martens (@Andric1961) March 6, 2020
Kjo është bërë e ditur nga gazetari i kësaj gazete, Michael Martens, i cili e ka paralajmëruar vështrimin e Kurtit.
Ai ka shtuar se vështrimi i Kurtit botohet të shtunën.
Kryeministri Kurti ka pasur përplasje të vazhdueshme me SHBA-të për çështjen e taksës 100 për qind dhe dialogun Kosovë – Serbi.
Mbrëmë, I Dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell nëpërmjet një postimi në Facebook është shprehur se SHBA-të nuk do të investojnë në Kosovë pa u hequr tarifa 100 për qind.
Ai madje ka shtuar se nuk do të merret me liderët kosovarë derisa këta të fundit marrin veprime kundër qytetarëve të vet. /Lajmi.net/