Kurti uron nxënësit për fillimin e vitit shkollor: Dashuria e mësuesit dhe mësueses është jo më pak e vlefshme sesa ajo e prindërve.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka uruar nxënësit për fillimin e vitit shkollor 2025/26. Ai ka thënë se dita e parë e klasës së parë është një ditë e veçantë për çdo fëmijë dhe çdo prind, shkruan lajmi.net. “Këtë vit shkollor, në nivel vendi janë afër 25 mijë fëmijë që nisin mësimet në…

Lajme

01/09/2025 16:53

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka uruar nxënësit për fillimin e vitit shkollor 2025/26.

Ai ka thënë se dita e parë e klasës së parë është një ditë e veçantë për çdo fëmijë dhe çdo prind, shkruan lajmi.net.

“Këtë vit shkollor, në nivel vendi janë afër 25 mijë fëmijë që nisin mësimet në klasën e parë, që takojnë  mësueset e mësuesit e tyre dhe që fillojnë miqësitë e para me shokët e shoqet e klasës dhe gjeneratës”, ka shkruar Kurti.

Kurti bashkë me ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavcin kanë vizituar nxënësit e klasës I/1 të shkollës “Hasan Prishtina” në Prishtinë, të cilët ka thënë se i kanë uruar përzemërsisht për një fillim të mbarë e rrugëtim të suksesshëm gjatë gjithë shkollimit.

“I inkurajoj të gjithë mësimdhënësit që të jenë sa më afër fëmijëve dhe nxënësve, sepse në moshat e hershme dashuria e mësuesit dhe mësueses është jo më pak e vlefshme sesa ajo e prindërve. Dashamirësia që tregojmë për të tjerët dhe për ta bëhet faktor shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe edukimin e tyre. Urime fillimi i vitit të ri shkollor 2025/2026!”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: